Ehat Miftaraj nga IKD, ka reaguar ndaj kryeministrit në detyrë, Avdullah Hoti, i cili ka thënë se të rinjtë duhet të votojnë për atë që votojnë gjyshërit e prindërit e tyre.
Përmes një postimi në Facebook, Miftaraj ka thënë se Hoti pro votimit familjar, ndërsa IKD që 10 vite kërkon që të ndalet praktika e votimit familjar, përcjell Bota sot.
Ai ka thënë se sipas Hotit, ai duhet të shkojë në fshatin Runik të Drenicës dhe ta pyes kryeplakun e katundit për kë të votojë.
Postimi i tij i plotë:
Dulla pro votimit familjar!
E na IKD që 10 vjet duke kërku që të ndalet praktika e votimit familjar.
Tash sipas Dullës unë duhet nesër me shku në fshatin Runik në Drenicë, me pyet kryeplakun e katundit për kë voton.
Eu sa talenti kryen doktoraturë në perëndim.