Anëtari i LDK-së, Bajram Gecaj, përmes një postimi në Facebook, ka folur për dialogun me Serbinë Gecaj thotë se, përballja me Serbinë kërkon kërkon vizionin e Ibrahim Rugovës dhe largpamësinë e LDK-së.
Ai shkruan se, shteti i Kosovës, ka nevojë për urtësinë dhe vullnetin e pathyeshëm mbi tridhjetëvjeçare të LDK-së. Sipas tij, Avdullah Hoti është përfaqësuesi më i denjë i këtij vullneti këmbëngulës.
Psotimi i plotë:
Finalja e përballjes me Serbinë kërkon vizionin e Ibrahim Rugovës dhe largpamësinë tanimë të sprovuar shtet-formuese të LDK-së. Shteti ynë ka ende nevojë e domosdoshmëri për urtësinë, insistimin, konsistencën, paluhatshmërinë dhe vullnetin e pathyeshëm mbi tridhjetëvjeçar të LDK-së. Avdullah Hoti është përfaqësuesi më i denjë i këtij vullneti këmbëngulës. Nuk është kjo kohë për eksperimente me individë e subjekte të sprovuara për të kundërtën!