Knadidati për deputet nga VV, Dimal Basha përmes një postimi në facebook ka thënë se besoj se iu kujtohet kur Rugova bënte thirrje të dalim në zgjedhje, kurse regjimi fashist i Millosheviqit vënte pengesa për të ndaluar votën e lirë.
Ai ka thënë se dje pushteti i Dullës ka vepruar njëjtë, duke penguar mërgatën me ardh me votu në Kosovë.
Më tej ka shtuar se ky është veprimi më i ulët që mund ta mendoj dikush, përcjell “Bota sot”.
Postimi i plotë:
Të dashur qytetarë,
Po besoj iu kujtohet kur Rugova bënte thirrje të dalim në zgjedhje, kurse regjimi fashist i Millosheviqit vënte pengesa për të ndaluar votën e lirë shqiptare. Dje pushteti i Dullës ka vepru njejtë, ka përdor aparatin shtetëror me pengu mërgatën me ardh me votu në Kosovë. Kjo është LDK-ja sot!
Ky popull ka qenë i frikësum, por asnjëherë i dorëzum, dhe nuk ua harron kurrë këtë poshtërsi. Ky është veprimi më i ultë i mundshëm që ka mund ta mendoj dikush, prandaj do të mbetet një nga aktet më të turpshme të historisë suaj.
Mërgatë, mirë se vini në shtëpinë tuaj!