Numri dy në listën e Vetëvendosjes, Vjosa Osmani, ka postuar në profilin e saj zyrtar në Facebook një thënie të Ibrahim Rugovës.
“Burrat dhe gratë e mira të Kosovës janë çuar në këmbë. Ata nuk po heshtin. Ata janë duke vepruar me GUXIM, me VENDOSMËRI dhe me BESIM.”, është thënia e presidentit Rugova që e ka shpërndarë Osmani.
Ajo thotë se Guxim, vendosmëri dhe besim frymon edhe 14 shkurti.

Kujtojmë që në tubimet e VV-së ku prezent është Albin Kurti dhe Vjosa Osmani, valon flamuri Dardan i presidentit Rugova.
Postimi i saj i plotë:
Guxim, vendosmëri dhe besim frymon edhe 14 shkurti. #KREJTdheDREJT #Referendum
Posted by Vjosa R. Osmani on Friday, February 12, 2021