Familja Dehari ka dorëzuar kallëzim penal ndaj një zyrtari të LDK-së, emrin e të cilit nuk e kanë bërë publik për media.
Avokati i familjes Dehari, Tomë Gashi thotë se emrin nuk do ta bëjnë publik pasi që babai i Astritit, Avni Dehari është kandidat për deputet.
Gashi ka thënë se emrin do ta publikojnë më 15 shkurt.
“Kallëzimi penal kundër zyrtarit të ‘lartë’ të LDK-së do të publikohet me 15 shkurt 2021 pas fitorës në referendumin për VETËVENDOSJE!”, ka shkruar Gashi.