Zyrtari i LDK-së, Bajram Gecaj, i cili njëherit është shef i kabinetit të ministrit Agim Veliu ka ironizuar me Vjosa Osmanin dhe faktin se ajo po garon në një listë me VV-në në zgjedhjet e 14 shkurtit.
Me anë të një postimi në Facebook, Gecaj ka thënë se Vjosa Osmani me këtë veprim është pensionuar politikisht.
Sipas tij, Osmani më 14 shkurt do të pensionohet në “lulen” e saj të rinisë.
“Nëse ndodhë pensionimi në pleqëri është në kuadër të rrjedhës normale të gjërave, por çfarë me i thënë fenomenit të pensionimit politik të Vjosës në “lulen” e saj të rinisë (me 14 shkurt)”, ka shkruar ai.