Lideri i AAK-së, kandidati për President të Kosovës, Ramush Haradinaj ka vizituar sot Podujevën.
Haradinaj gjatë kësaj vizite është takuar me babain e heroit të kombit Ilir Konushevcit. Haradinaj me bacin Halit, kanë pirë çaj së bashku.
“Ndalova sot për një çaj në Podujevë me bacin Halit, babain e Heroit të Kombit Ilir Konushevci.
Ideali jonë i përbashkët, dhembja e krenaria, na mbajnë gjithnjë të bashkuar dhe të motivuar. Kosova e lirë dhe e fortë është amaneti i të rënëve dhe obligim i të gjallëve”, shkruan Haradinaj në Facebook, derisa ka publikuar edhe disa fotografi.

