PSD lëshon një dron derisa Albin Kurti mban fjalim

Aktuale

PSD lëshon një dron derisa Albin Kurti mban fjalim

Më: 12 shkurt 2021 Në ora: 15:30
Pamje nga videoja

Kryetari i Partisë Socialdemokrate, Dardan Molliqaj ka reaguar pas lëshimit të një droni nga partia që udhëheq ai, derisa Albin Kurti, mbante fjalim në tubimin përmbyllës në Prishtinë.

Ai tha se kush e pretendon fundit veçse i ka dhënë fund vetes.

Postimi i plotë:

Një aeroplan lodër fluturon e tregon. Zhytja e thellë aty ku gëlon propaganda mbytëse krijon univers paralel, pa kohë e hapësirë.

Një aeroplan lodër fluturon. Qielli do të mbetet i hapur, pa skaj, sepse liria është kushti njerëzor. Idetë e reja nuk do të mbarojnë sa t'ketë njerëzi. Kush pretendon fundin veçse i ka dhënë fund vetes.

Kritika protestuese që kërkon liri e gjenë gjithmonë rrugën e vet. Edhe kur regjimi ka pushtuar e mbërthyer çdo skutë, një formë e re do të gjendet. Ka qenë kështu edhe në distopitë më të errëta totalitare.

Një aeroplan lodër fluturon. Shikojeni qiellin! Kërkoni idetë! Atëherë do ta shihni mbretin cullak!

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat