Nezir Kraki: LDK-ja iu ka shpall luftë rinisë dhe diasporës, ja pse po iu frikësohet

Aktuale

Nezir Kraki: LDK-ja iu ka shpall luftë rinisë dhe diasporës, ja pse po iu frikësohet

Nga: A.Zh Më: 12 shkurt 2021 Në ora: 15:39
Nezir Kraki

Profesori i shkencave politike në Universitetin e Parisit Nezir Kraki, ka thënë se Lidhja Demokratike e Kosovës, i ka shpallë luftë risinë së Kosovës dhe diasporës.

Ai ka kritikuar kryetarin Isa Mustafa për akuzat ndaj Lëvizjes Vetëvendosje, duke thënë se shiritat e kuq të vendosur në qytet, janë shenjë e shqiptarizmit, përcjell Bota sot.

Sipas tij, “rinia që e frikëson sot LDK-në duhet ta mundësojë ndryshimin historik dhe nisjen e ciklit të bërjes”.

Reagimi i plotë i Krakit në Facebook:

Me sa shihet LDK e zyrave i ka shpallë luftë rinisë së Kosovës dhe diasporës. Armiku i brendshëm dhe armiku i jashtëm...

Merreni me mend...

Vetëdijësimin kolektiv të rinisë për urgjencën e ndryshimit e quan « shpërlarje të trurit » ndërsa interesimin e diasporës për ndryshim në Kosovë e quan « përzierje në punët e brendshme ». Aq n’hall janë sa edhe 20 vjeçarët e etur për shpresë i quajnë komunista, dhe aspiratën e tyre për jetë të dinjitetshme n’Kosovë e konsiderojnë si agjitacion të rrezikshëm.

Kjo ma kujton një intervistë të Sinan Hasanit për demonstratat e vitit 1981, kur shefi komunist e quante rininë shqiptare si « nacionaliste te rrezikshme, qe ka synim prishjen e rehatisë bashkim-vllaznuese jugosllave ». Në atë kohë edhe lideri i tashëm aksidental i LDK-së ishte dakord me Sinanin dhe sot dalin dritonat e lutat dhe na alarmojnë për rrezikun e ngjyrës së kuqe, duke harru që ajo ngjyrë para se t’jetë e komunizmit është ngjyra e shqiptarizmit.

Ç’të bëjmë tash? A t’i themi rinisë që modeli i qeverisjes grenelliane është e ardhmja apo t’i tregojmë që gjendemi në moment historik për ndryshim dhe në urgjencë absolute për shpëtimin e Kosovës.

T’ia themi t’vërtetën. Cilën t’vërtetë?

Që qeveri pa legjitimitet s’guxojmë te kemi më. Që liderët aksidentalë s’duhet të ndiqen më. As liderët e bandave politike, as dhunuesit e shpresës...

T’i themi rinisë se është barrikada e fundit dhe më solidja për ndaljen e ciklit të zhbërjes. Thjesht, t’i themi rinisë se LDK është po as gabim sa ishte Sinan Hasani ne vitin 1981 kur rininë e shihte si rrezik.

Rinia që e frikësonte Sinan Hasanin atëherë ka mundësuar vetëdijësim dhe ndryshim në krahinën e Kosovës.

Rinia që e frikëson sot LDK-në duhet ta mundësojë ndryshimin historik dhe nisjen e ciklit të bërjes.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat