“Çfarë entuziazmi rrëqethës!”, Luljeta Aliu publikon pamjet festive të mërgimtarëve që po e përkrahin Albin Kurtin

Aktuale

“Çfarë entuziazmi rrëqethës!”, Luljeta Aliu publikon pamjet festive të mërgimtarëve që po e përkrahin Albin Kurtin

Nga: A.Zh Më: 12 shkurt 2021 Në ora: 17:19
Pamje nga festa e mërgimtarëve

Analistja e çështjeve politike Luljeta Aliu, ka folur për ardhjen e mërgimtarëve nga diaspora në Kosovë për të votuar në zgjedhjet e 14 shkurtit.

Ajo ka publikuar një video ku shihen mërgimtarët duke festuar me flamuj dhe parulla në duar, ku shkruan “Diaspora është me ty”, si mbështetje për Albin Kurtin.

Aliu e ka përshkruar këtë si entuziazëm rrëqethës, duke thënë se vetëm për shpallje të pavarësisë ka pas kaq shumë ardhje të mërgatës në Kosovë, përcjell Bota sot.

“Çfarë entuziazmi rrëqethës! Ndoshta vetëm për shpallje të pavarësisë ka pas kaq shumë ardhje të mërgatës në Kosovë. Po bëhet festë”, ka shkruar Luljeta Aliu në Facebook./BS

Pamjet:

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat