Opinionisti nga Maqedonia Sulejman Mehazi, ka ftuar qytetarët që të votojnë për Albin Kurtin dhe Vjosa Osmanin.
Ai në një reagim për “Bota sot”, ka thënë se Kurti dhe Osmani nuk janë të korruptuar , duke i quajtur ata “shpëtuesë të qytetarëve të Kosovës”.
Reagimi i tij i plotë:
Shpëtuesit e qytetarëve të Kosovës janë, Albin Kurti dhe Vjosa Osmani!
Korrupsioni te partitë tona është motoja e frymëmarrjes e forcës partiake politika. Mentaliteti ynë politik është që partitë shqiptare të jenë më të fuqishme sesa Republika e Kosovës e qeveria. Pra, si gjithmonë gjatë fushatave zgjedhore partitë tona bëhen armiq më të mëdhenj ndaj korrupsionit, për ta bindur popullatën për vota, sapo marrin votat bëhen miq e më të dashuruarit e korrupsionit. Prandaj, të kota janë premtimet e partive politike se do ta luftojnë korrupsionin, pasi janë bërë të pa besueshme.
Gjatë këtyre zgjedhjeve, popullata si asnjëherë më parë duhet pasur kujdes se kë duhet votuar, qeveritë e mëparshme as më të lehtën nuk e bënë liberalizimin e vizave, që sa kohë e kanë mbyllur popullatën brenda shtëpizës me kocka të breshkave.
Duhet zgjedhur më të mirët, më të pastërtit e të pa korruptuarit, Albin Kurtin e Vjosa Osmanin. Shpëtuese e Republikës së Kosovës do jetë, LVV-ja e Albin Kurtit dhe lista qytetare e Vjosa Osmanit.