Në media në vazhdimësi është raportuar se ka përplasje mes raporteve të liderit të Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, dhe nënkryetarit të këtij subjekti politik, Glauk Konjufca, edhe pse këta të fundit i kanë demantuar.
Një koment të shkurtër lidhur me këtë, e ka bërë analisti politik, Petrit Zogaj, i cili jeton dhe vepron në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.
Ai thotë se Kurti në këto zgjedhje po i zhvillon dy referendume njëkohësisht, përcjell “Bota sot”.
Pasi referendumi i parë po dihet tashmë, referendumi i dytë sipas tij është mes Vjosa Osmanit dhe Glauk Konjufcës.
Krejt në fund, ai thekson se ky i fundit, me sonte e ka kuptu se kë favorizon Kurti.
Ja shkrimi i tij:
Albini po i zhvillon dy referendume njëkohësisht.
Të parin po dihet-“e reja me të vjetrën”, ama të dytin pak e ka theksu.
E ky është: referendumin ne mes Vjosës dhe Glaukut.
Me gjasë, ky i fundit, me sonte e ka kuptu se kë favorizon Kurti