Presidenti i Partive Popullore Evropiane (EPP), Donald Tusk, në një deklaratë të tij lidhur me zgjedhjet që do të mbahen të dielën në Kosovë, ka thënë se LDK-ja ka ‘aftësitë e nevojshme qeverisëse dhe përvojën e udhëheqjes’.
“Sfidat politike sot, sikur 10 apo 15 vjet më parë, janë po aq serioze e të vështira. LDK-ja ka aftësitë e nevojshme qeverisëse dhe përvojën e udhëheqjes”, ka thënë Tusk.
Në këtë rast, Avdullah Hoti kandidat për kryeministër nga LDK-ja, duke postuar këtë deklaratë të tij në Facebook e ka falendëruar zyrtarin evropian.
“Faleminderit President Tusk” shkruan Hoti.
Tusk po ashtu ka lavdëruar Avdullah Hotin, në këtë adresim për qytetarët e Kosovës.
“LDK ka eksperiencën e duhur për t’u përballur me sfidat e Kosovës. Për këtë arsye ne i japim mbështetje të plotë kryeministrit Avdullah Hoti, dhe ekipit të tij në LDK në zgjedhjet e 14 shkurtit. I besoj eksperiencës së kryeministrit, posaçërisht në ndërmarrjen e reformave ekonomike, ai po ashtu e din më së miri si të avancojë me shumë Kosovën drejt rrugës evropiane, pa retorikë popullsitë. Jam i sigurt se LDK do të bëjë me të mirën për ta drejtuar vendin në menaxhimin e pandemisë dhe krizës shëndetësore dhe do të bëjmë më të mirën për të përmirësuar ekonominë e goditur nga pandemia. Kur e shoh listën garuese të LDK-së me kaq eksperiencë, nuk kam pikë dyshimi se ju do t’ia dilni, fillimisht duke i fituar zgjedhjet të cilat duhet të jenë fer dhe të lira”, ka thënë Tusk./Bota sot