Edhe zëdhënësi i KEDS-it Viktor Buzhala, ka dhënë parashikimin e tij për rezultatin e zgjedhjeve, që do të mbahen të dielën në Kosovë.
Ai ka thënë se Lëvizja Vetëvendosje do të fitojë me rreth 48% të votave, e dyta PDK-ja me 17%, ndërsa LDK-ja do të fitojë 16% të votave, përcjell Bota sot.
Sipas tij, AAK-ja do të fitojë 7% të votave, ndërsa Nisma nuk e kalon as pragun me 3%.
Postimi i tij i plotë:
Pas vlerësimit dhe gjendjes në terren, mendoj që VV do t’i fitojë bindshëm këto zgjedhje me rreth 48 për qind të votave. E dyta do të jetë PDK me 17 për qind e shumë afër saj LDK me 16 për qind. AAK e shoh me 7 për qind të votave e Nismën me 3 për qind. Pjesa tjetër vota minoritare, ku Lista serbe në veri mund të mbushë edhe sendukët.