Adil Behramaj, ish-këshilltar i ish-presidentit Hashim Thaçi, ka bërë një reagim pas refuzimit të përballjes me disa gazetarë e analistë në debatin që do të zhvillohet sonte nga Kurti e Osmani.
Behramaj, me anë të Facebook ka pyetur se “a po garon për kryeministër apo për kryeredaktor të Kosovës?”, duke iu referuar kreut të VV-së, Albin Kurtit.
Tutje, ai iu është referuar Kurtit si “lider suprem”, pas përzgjedhjes së panelit të debatit.
Postimi i plotë:
A po garon për Kryeministër apo për Kryeredaktor të Kosovës? Lideri suprem sonte e paska ushtruar edhe zanatin e kryeredaktorit, duke e përzgjedhur panelin e debatit. Çudi qysh nuk paska zgjedhur të jetë në panel vetëm me Armend Mujën.