Djali i vetëm i Hashim Thaҫit, Endriti ka marrë pjesë në fushatën përmbyllëse të PDK-së, bashkë me nënën e tij, Lumnijen.
Ai ka publikuar një foto në Instagram krahë nënës së tij dhe ka përmendur në këtë postim edhe babain e tij, e poashtu Kadri Veselin.
Endriti shkruan se ‘Liria ka emër. Por ka pasur edhe çmim. Ata që e dhanë jetën, themeluan shtet’.
Postimi i plotë:
Sot, bashkë me Nënën, mora pjesë në takimin përmbylës të PDK-së. Historia e Kosovës ka emër. Liria ka emër. Por ka pasur edhe çmim. Ata që e dhanë jetën, themeluan shtet. Më merr malli për babin dhe axhën Kadri, por kur e pashë entuziazmin e qytetarëve për #Rimëkëmbje, kam besim se ditët e ndritshme do të kthehen. Shumë shpejt.
Zoti e bekoftë Kosovën!
Zoti i bekoftë edhe miqtë e saj!/Bota sot