Kreu i VV-së, Albin Kurti ka deklaruar se pas rrëzimit të qeverisë në kohën e pandemisë, është e domosdoshme që t'i kemi 61 deputetë në mënyrë që ta bëjmë funksionale qeverisjen.
Kurti komentet i bëri në një debat me analistët në RTV Dukagjini ku po merr pjesë së bashku me Vjosa Osmanin.
Ai ka theksuar se e kanë qytetarin në plan të parë, për t'i mundur mujsharrët dhe ata të korruptuarit.
Lideri i VV-së, ka shtuar se ish-pushtetarët po i frikësohen popullit.