Avokati Arianit Koci, ka thënë se fituesi i zgjedhjeve të 14 shkurtit, duhet t’ia zgjas dorën humbësve, derisa këta të fundit, duhet ta pranojnë humbjen me qetësi e dinjitet.
Koci në një postim në Facebook, ka thënë se kryeministri i ardhshëm duhet të inkuadrojë në ekipin e vet persona kompetentë pa dallim partie, përcjell Bota sot.
Ai ka bërë thirrje për unitet politik, pasi sipas tij, inatet politike po i kushtojnë shumë Kosovës.
Postimi i plotë i Kocit:
Fituesi i këtyre zgjedhjeve, duhet t’ia zgjasë dorën humbësve.
Ashtu e tregon madhështinë dhe kompetencën e vet.
Dëshmon që e ka meritu fitoren.
Në anën tjetër, humbësi duhet ta pranojë humbjen, me qetësi dhe dinjitet.
Ashtu dëshmon që në të ardhmen e meriton fitoren.
E Kryeministri i ardhshëm, besoj që në ekip të vet, i inkuadron personat më kompetentë - pa dallim partie.
Kosova më shumë se kurrë më parë ka nevojë për unitet - njerëz me integritet, të ndershëm dhe profesionistë.
Ndasitë dhe inatet politike po na kushtojnë shumë.
Shumë punë na presin: prej Serbisë dhe ekonomisë e deri te fuqizimi i shtetit dhe liberalizimi i vizave.