Ministrja e Punëve të Jashtme dhe Diasporës Meliza Haradinaj-Stublla i është përgjigjur deklaratave të Vjosa Osmanit mbi diskutimin e vendosjes së Ambasadës së Kosovës në Jeruzalem, me SHBA.
Ajo është shprehur se çdo detaj i njohjes reciproke me Izraelin është koordinuar si me Administratën e vjetër dhe atë të re të SHBA.
“Formalizimin e njohjes reciproke mes Kosovës dhe Izraelit, e kam koordinuar në secilin hap të saj me SHBA, me Administratën e vjetër dhe të re. Njejtë edhe vendosjen e Ambasadës së Kosovës në Jeruzalem, deri në detaje.”
“Në këtë pikë, shamiat e kuqe nuk kanë nevojë të bisedojnë me ‘ASGJË dhe ASKUND.’ “
Çdo deklaratë tjetër përtej kësaj, lirisht mund të them se është qëndrim anti-amerikan.” shton kryediplomatja e Kosovës, krahas postimit të fotove nga përshëndetja zyrtare e Zëdhënësit të Departamentit Amerikan të Shtetit për marrëveshjen me Izraelin, dhe nga pllakata e Ambasadës së ardhshme të Kosovës në Jeruzalem.