Mehmet Kurti, 23-vjeçar nga Mitrovica ka gjetur vdekjen pas një përleshje me armë në mbrëmjen e sotme në rrugën “Bislim Bajgora” të këtij qyteti.
Media mëson se personi i vrarë sot, s’kishte shumë kohë që kishte dalë nga burgu.
Në përleshjen me armë, edhe dy persona të tjerë janë plagosur. Ata janë duke u trajtuar në QKUK.
Këtë lajm e ka konfirmuar, zëdhënësi i Policisë së Kosovës për rajonin e Mitrovicës, Avni Zaiti, i cil ika bërë të ditur se dy të plagosurit tjerë janë dërguar në QKUK për trajtim te mëtejmë mjekësor.
“Sonte rreth orës 22:20, policia ka marrë informacion për të shtëna me arme zjarri në rrugën ‘Bislim Bajgora’ në Mitrovicë. Menjëherë pas marrjes së këtij informacioni në vendin e ngjarjes kanë dalë të gjitha njësitet e nevojshme policore, të mbështetura edhe nga njësiti rajonal për hetimin e krimeve si dhe njësitë e tjera për ekzaminim të vendngjarjes.
![Image](/media/botasot.info/images/2021/February/13/auto_SDSA1613172588.jpg)