Mjeku i njohur, Visar Berisha, që është djali i ish-nënkryetarit të LDK-së, Kolë Berisha, ka bërë një shkrim për profesorin e shquar, akademik Idriz Ajetin.
Berisha shkruan se akademik Idriz Ajeti ka qenë njëri prej themeluesve të Republikës së Parë të Kosovës, me Ibrahim Rugovën e të tjerë.
“Qysh duhet me kuptue Idriz Ajetin politikisht: besimtar i subjektivitet të Kosovës dhe shqiptarëve në të. Kosovocentrist i pa kthyeshëm. I pa goje në përballje të ulëta por i qëndrueshëm në projektin politik”, shkruan ai.
Ja shkrimi i tij:
Idriz Ajeti!
Përtej albanologut, Idriz Ajeti ka qenë njani prej themeluesve të Republikes së Parë të Kosovës, me Ibrahim Rugovën e tjerë. Përfaqësues i krahut perëndimor të inteligjencës shqiptare në Kosovë.
Kryetari i parë i zgjedhun demokratikisht i Kuvendit të Republikës së (Parë) Kosovës.
Qysh duhet me kuptue Idriz Ajetin politikisht: besimtar i subjektivitet të Kosovës dhe shqiptarëve në të. Kosovocentrist i pa kthyeshëm. I pa goje në përballje të ulëta por i qëndrueshëm në projektin politik.
Figurë kulmore e Qarkut Kulturor të Prishtinës, prej ku ka lindë Republika.