Mbrëmë është zhvilluar një debat i ashpër mes njohësit të çështjeve politike, Nezir Kraki, që njëherit është edhe profesor, dhe punon në Universitetin e Parisit – EstCreteil (UPEC), dhe analistit tjetër Dardan Gashi.
Gjithçka nisi kur profesori Kraki, nisi të fliste, dhe iu drejtuar panelistëve se nuk iu bëjnë keq dy-tre ligjëratat e tij rreth politikës, pasi sipas tij, analistët ‘flisnin në ajër’.
“Duhet të dihet esenca e politikëbërjes, se politikëbërja nuk është pazar dhe as seksizëm. As sekserizëm më fal”, tha Kraki.
E, pas kësaj deklarate shpërthyen Dardan Gashi dhe Vehbi Kajtazi, duke drejtuar fjalë të rënda në drejtim të Krakit.
Ata madje për një moment i thanë profesorit nga Parisi, se nuk dinë asgjë, dhe se ka ardhur nga Franca për t’i sharë ata.
Në vazhdim mund ta dëgjoni përplasjen mes Krakit dhe Gashit e Kajtazit, minuta 57:35: