Në fillim të muajit shkurt, presidenti serb, Aleksander Vuçiq ka mbajtur një takim me presidentin francez Emmanuel Macron. Temë e këtë takimi ishte padyshim edhe Kosova dhe dialogu i saj me Serbinë.
Mirëpo, disa ditë pas këtij takimi, profesori Milazim Krasniqi përmes një postimi në Facebook tregoi komplotin që po përgatitet ndaj Kosovës, në Paris. Ai u befasu se si asnjë udhëheqës i vendit nuk e komentoi takimin Macron-Vuçiq në Paris.
“Asnjë udheheqës yni nuk ka komentuar lidhur me vizitën e Vuçiqit në Paris dhe komplotin e ri që po përgatitë Makroni për Kosovën. Ndërsa, në atë takim në Paris është diskutuar një platformë e re, e cila e shkatërron Kosovën si shtet. Platforma e re bazohet në të ashtuquajturën “ndarje e sovranitetit”, pra, një pjesë të sovrantitetit në Kosovë ta ketë Kosova, ndërsa një pjesë ta ketë Serbia”, deklaroi Krasniqi, përcjell “Bota sot”.
Postimi i plotë
Asnjë udheheqës yni nuk ka komentuar lidhur me vizitën e Vuçiqit në Paris dhe komplotin e ri që po përgatitë Makroni për Kosovën. Ndërsa, në atë takim në Paris është diskutuar një platformë e re, e cila e shkatërron Kosovën si shtet. Platforma e re bazohet në të ashtuquajturën “ndarje e sovranitetit”, pra, një pjesë të sovrantitetit në Kosovë ta ketë Kosova, ndërsa një pjesë ta ketë Serbia. Makroni e quajti “zgjidhje inovative.” Shokuese më duket kjo heshtje.