Kryetarja e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve (KQZ),Valdete Daka nesër në orën 07:00 të mëngjesit do të votojë, në qendrën e votimit në Fakultetin Teknik në Prishtinë.
Sipas njoftimit të KQZ-së, pas votimit ajo do të jap edhe një deklaratë për media.
“Ju njoftoj se të dielën (14 shkurt, ora 07:00) kryetarja e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, Valdete Daka voton në qendrën e votimit 1907E, në Fakultetin Teknik, Prishtinë. Pas votimit, ajo do të jap deklaratë për media për fillimin e votimit në Republikën e Kosovës”, thuhet në njoftimin e KQZ’së.
Nesër qytetarët e Kosovës pritet të votojnë përzgjedhjet e parakohshme parlamentare.