Avokati Arianit Koci, ka treguar se një shok i tij është infektuar për herë të dytë me Koronavirus.
Derisa ka bërë thirrje për respektim rigoroz të masave anti-Covi, Koci ka kritikuar politikanët për tubimet në vende të mbyllura pa maska e distancë, përcjell Bota sot.
“Kemi me ia pa sherrin...Turp çka po ndodh me neve”, ka shkruar ai në një postim në Facebook.
Postimi i tij i plotë:
Një shok i imi është infektuar për herën e dytë me koronavirus - Covid 19.
Këtë herë, goditja e virusit ka qenë më e ashpër - gati fatale.
Mezi ka shpëtuar!
Prandaj, keni kujdes. Vazhdoni me respektimin e masave në mënyrë rigoroze.
Përndryshe, tash po e shohim sa të pandërgjegjëshëm janë disa politikanë: në vende të mbyllura dhe në Oda, kanë mbajtur tubime - pa maska e pa distancë.
Kemi me ia pa sherrin.
E për vaksina, as të mos flasim.
Turp çka po ndodh me neve.