Bashkëshorti i u.d së presidentes Vjosa Osmani, Prindon Sadriu, ka akuzuar disa media në Kosovë, se po shpifin kundër familjes së tyre edhe sot gjatë heshtjes zgjedhore.
Ai ka paralajmëruar se do t’i padisin këto media, derisa nga qytetarët ka kërkuar që të mos u besojnë propagandës së këtyre mediave, përcjell Bota sot.
Reagimi i Sadriut në Facebook:
Gazeta Newborn, Ballkani.info, etj, po vazhdojnë shpifjet e rënda kundër Presidentes e familjes tonë edhe tash në heshtje zgjedhore.
Mos i besoni propagandës së tyre të ndyrë. Ato do të paditen, brenda javës, për këto shpifje, njëjtë si janë paditur edhe mediat e tjera shpifëse dhe do të përgjigjen sipas ligjit.