Mbi 1 mijë ankesa për policët, IPK suspendoi 83 prej tyre

Aktuale

Mbi 1 mijë ankesa për policët, IPK suspendoi 83 prej tyre

Më: 13 shkurt 2021 Në ora: 21:57
Foto ilustrim

Anipse për vite me radhë u rendit si institucioni më i besueshëm nga qytetarët e Kosovës, ngjarjet që ndodhën së fundi brenda PK-së ngjallën reagimin e Inspektoriatit të Policisë së Kosovës.

Nga Inspektorati Policor të Kosovës kanë bërë të ditur se gjatë vitit të kaluar, ka pranuar dhe administruar gjithsej 1 mijë e 658 ankesa, prej të cilave 17 informata.

Prej këtyre ankesave, 1 mijë e 71 apo 64.60% e numrit të përgjithshëm të pranuara në IPK janë kualifikuar se përmbajnë elemente të përfshirjes së punonjësve policor në shkelje disiplinore dhe se të njëjtat janë proceduare në Divizionin e Hetimeve të Brendshme dhe Verifikimin e të Kaluarës në kuadër të Policisë së Kosovës.

“Pjesa tjetër (574 ankesa) janë kualifikuar si ankesa që përmbajnë elemente të përfshirjes së punonjësve policor në vepra penale. Këto ankesa janë proceduar në Departamentin e Hetimeve të IPK-së për trajtim/hetim të mëtejmë”, u tha në përgjigjen e IPK-së.

Gjithashtu nga inspektorati kanë deklaruar se në më 2020’ën është evidentuar ngritje e numrit të përgjithshëm të ankesave në drejtim të zyrtarëve policor për 15%.

“Ngritja e numrit të ankesave është rezultat i ngritjes së besueshmërisë së qytetarëve tek IPK por edhe për shkak të pandemisë e shkaktuar nga virusi Covid-19 dhe zbatimin e masave për parandalimin e kësaj pandemie, siç janë vendosja e maskave, kufizimi i lirisë së lëvizjes dhe masa të tjera. Kjo ka bërë që një numër i qytetarëve të parashtrojnë ankesa për shkak të gjobave të shqiptuara nga ana e Policisë së Kosovë, duke shprehur mospajtime dhe ankesa të ndryshme për veprimet e policisë”, u tha tutje në përgjigje.

Përpos ankesave të pranuara, Inspektorati Policor i Kosovës në vitin e kaluar ka proceduar me kallëzim penal në Prokurorinë e Shtetit gjithsej 82 raste.

Në vitin 2020 IPK-ja ka realizuar gjithsej 32 arrestime të punonjësve policorë të dyshuar për vepra penale dhe gjashtë qytetarë të dyshuar (të cilët kanë qenë të përfshirë në veprimtari penale në rastet ku janë hetuar punonjësit e PK-së). Gjithashtu janë rekomanduar 83 suspendime dhe një transferim.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat