Zgjedhjet e jashtëzakonshme parlamentare do të zhvillohen në Kosovë sot teksa 28 subjekte politike do të garojnë.
Numri i përgjithshëm i personave me të drejtë vote është 1 milion e 794 mijë e 862, ndërsa për herë të parë do të votojnë 49 mijë e 198 votues të rinjë.
Votuesit do të mund të votojnë në 888 qendra të votimit të cilat kanë gjithsejt 2 mijë e 382 vendvotime.
Përveç këyre, KQZ ka angazhuar 200 ekipe mobile do të jenë në shërbim të personave të infektuar me COVID-19.
Nga diaspora KQZ-ja ka pranuar gjithsejt 43 mijë e 477 pako me fletvotime nga diaspora.
Qendrat e votimit do të hapen në orën 07:00 kurse do të mbyllen në orën 19:00.
Komisioni për Zgjedhjet, kësaj radhe, për herë të parë do të mbajë e vetme zgjedhjet qëndrore, për shkak të mungesës së ndihmës nga misioni i OSBE-së për mbikëqyrjen e procesit zgjedhor.
Për shkak të pandemisë koronavirus, për herë të parë Bashkimi Evropian, nuk do të dërgojë ekipen e saj për vëzhgimin e zgjedhjeve. Mirëpo, stafi i ambasadave dhe vet ambasadorët janë zotuar se do jenë vëzhguesit e procesit të zgjedhjeve, krahas mijëra organizatave jo-qeveritare të Kosovës.
Prokuroria e Shtetit ka caktuar 88 prokurorë, bashkë me 40 zyrtarë nga sistemi prokurorial, që së bashku me Policinë e Kosovës, do të mbikëqyrin parregullsitë evidente përgjatë procesit zgjedhor.
Në anën tjetër, Këshilli Gjyqësor i Kosovës ka caktuar 30 gjyqtarë kujdestar për t’iu përgjigjur kërkesave nga Prokuroria e Shtetit.