​88 prokurorë në gjendje gatishmërie

Aktuale

​88 prokurorë në gjendje gatishmërie

Më: 14 shkurt 2021 Në ora: 08:23
Foto ilustruese

Prokurori i Shtetit ka njoftuar se është duke përcjellë me vëmendje procesin zgjedhor i cili është duke u mbajtur sot për Kuvendin e Republikës së Kosovës.

Prokuroria njofton se që nga ora shtatë e mëngjesit e ditës së sotme, janë të angazhuar 88 prokurorë dhe staf mbështetës.

Ata janë duke përcjellë për së afërmi mbarëvajtjen e procesit zgjedhor dhe janë në gjendje gatishmërie që të reagojnë në çdo rast ku ka pengim të procesit të votimit.

Prokurori i Shtetit, me qëllim të parandalimit të çdo parregullsie që lidhet me të drejtën e votës, fton qytetarët, mediat dhe shoqërinë civile, të bashkëpunojnë dhe raportojnë te Policia dhe Prokuroria të gjitha pretendimet për keqpërdorim të votës.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat