(E plotësuar 10:12) - Kandidati për kryeministër nga Lëvizja Vetëvendosje, Albin Kurti i shoqëruar nga bashkëshortja e tij pasi ka ushtruar të drejtën e votës tha se sot është ditë e bardhë ashtu si e ardhmja e Kosovës.
Kurti tha se qytetarët kanë nevojë për demokraci.
Kurti: Sot është ditë e bardhë, e ndritshme ashtu siç do jetë edhe e ardhmja
“Sot është ditë e bardhë, e ndritshme ashtu siç do jetë edhe e ardhmja. Qytetarët kanë nevojë për demokraci, institucionet kanë nevojë për legjitimitet sot kjo nevojë është e drejtë e cila me tej paraqet mundësinë dhe shans që duhet shfrytëzuar dhe duhet përdorur. Kosova si shtet u pavarur i kthehet popullit si burim i sovranitetit. Me dashuri për vendin duhet të votojmë”, tha ai.
I pyetur se a beson se do fitoj mbi 50 për qind të votave, Kurti tha se fjalën e kanë qytetarët.
Kurti: Fushata ka përfunduar pardje sot e kanë fjalën qytetarët
“Fushata ka përfunduar pardje sot e kanë fjalën qytetarët”, tha ai.
Kurti votoi në qendrën e votimit në Fakultetin Juridik në Prishtinë.
Voton Albin Kurti
Ka votuar kreu i LVV-së, Albin Kurti.
Kurti në vendvotim është parë me gruan e tij, derisa, ai ka votuar në Fakultetin Teknik.
“Sot është ditë e bardhë e ndritshme, ashtu si do të jetë e ardhmja jonë. Qytetarët kanë nevoje për demokraci, institucionet kanë nevojë për legjitimitet, sot kjo nevojë është e drejtë. Kosova si shtet i pavarur këtë të diel i kthehet popullit si burim i sovranitetit, sot duhet të votojmë.
Fushata ka përfunduar pardje, sot e kanë fjalën qytetarët”, ka thënë Albin Kurti.