Prokurorja Pula tregon se çka i pret ata që sot fotografojnë votën

Aktuale

Prokurorja Pula tregon se çka i pret ata që sot fotografojnë votën

Më: 14 shkurt 2021 Në ora: 09:58
Prokurorja Pula

Prokurorja Laura Pula ka treguar se çka i pret ata që e fotografojnë votën. Një rast i tillë tashmë është regjistruar në një qendër votimi.

Pula ka treguar se të gjithë ata që e bëjnë një veprim të tillë, do të ndalohen.

Ajo ka treguar se një rast i tillë është raportuar në një qendër të votimit.

“Fotografimi i votës nuk mund të bëhet oër vetë faktin se vota është e fshehtë. Cdo person që do të fotografojë votën, do të ndalohet dhe do të merret në pyetje dhenë bazë të procedurave ai do të arrestohet. Është e vërtetë që disa prej personave i shfrytëzojnë platformat online për të shit vota. Personat janë intervistuar dhe janë në procedurë të hetimeve”, ka thënë Pula.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat