Që nga ora 07:00 ka filluar votimi i qytetarëve të Kosovës për zgjedhjet e parakohshme parlamentare.
Për këtë ambasadori i Italisë në Kosovës, Nicola Orlando me anë të një shkrimi në Twitter, thotë se është një ditë e bukur për të dalë dhe për të ushtruar të drejtën e votës.
Ai ka bërë thirrje që gjatë votimit të respektohen masat kundër COVID-19.
“Mirëmëngjesi Kosovë! Është një ditë e bukur për të dalë dhe votuar! Veproni në mënyrë të sigurt për të mbrojtur më të ekspozuarit: vendoseni maskën dhe mbani distancën”, ka shkruar ambasadori Orlando.