Sot në Kosovë po mbahen zgjedhjet e jashtëzakonshme në vend.
Më shumë se 30 autobusë kanë ardhur nga Serbia që bartnin njerëz të cilët konsiderohen persona të zhvendosur në Kosovë.
Disa nga autobusët janë ndalë në Leposaviq dhe Zveçan ndërkaq dy të tjerë në komunën e Mitrovicës.
Ndryshe, Koalicioni i organizatave për monitorimin e zgjedhjeve, Demokracia në Veprim në një konferencë për media kanë bërë te ditur se paraditen e sotme dalje e madhe e votuesve është vërejtur në zonat me shumicë serbe.