Kandidati për deputet nga radhët e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Daut Haradinaj votoi sot në Fakultetin Filologjik
Haradinaj votoi bashkë me gruan e tij.
Ai bëri thirrje që të gjithë qyetarët të shfrytëzojnë të drejtën e tyre për të votuar.
“Qytetarë të Kosovës. Krahas festës së Shën Valentinit, po e kryejmë edhe një detyrim qytetar duke votuar për Kuvendin e ardhshëm. Unë vendosa për të ardhmën e vendit tonë. Andaj, ju ftoj ta shfrytëzoni edhe ju këtë të drejtë! Suksese Kosovë e na priftë e mbara!”, shkroi Daut Haradinaj në Facebook.