Ka votuar kandidatja për deputete nga radhët e Partisë Demokratike të Kosovës, Ariana Musliu Shoshi.
Ajo ka shkruar në rrjetin social Facebook se “ Vota e sotme e nderon historinë e lavdishme dhe e siguron të ardhmen e fëmijëve në shtetin e Kosovës”.
Musliu-Shoshi ishte deputete në legjislaturën e kaluar.
Postimi i plotë i saj:
Vota e sotme e nderon historinë e lavdishme dhe e siguron të ardhmen e fëmijëve në shtetin e Kosovës.
I ftoj të gjithë qytetarët që ta shfrytëzojnë këtë të drejtë demokratike.