Tani kur kanë kaluar disa orë që kur ka filluar procesi zgjedhor në Kosovë, dalja e qytetarëve që në orët e para ishte e ulët, tashmë ka filluar të pësoj ngritje.
E njëjta ka ndodhur edhe në shkollën fillore “Dardania” në Prishtinë, përcjell "Bota sot".
Kështu, Ish-asistenti i Albin Kurti, Arianit Beqiri, ka postuar një fotografie në Facebook, ku shihen një numër i madh i njerëzve që presin në radhë për të votuar.
Postimi i plotë:
Momentalisht kështu është në krejt Kosovën: Shkolla fillore "Dardania", Prishtinë.
