Shaban dhe Fahrije Haxhiu kanë ardhur në Kosovë nga Gjermania për të votuar.
Mirëpo, çifti nga Istogu kanë hasur në telashe, pasi që vetëm Shaban Haxhiu ka mundur të ushtrojë të drejtën e votimit në mënyrë të rregullt.
Fahrije Haxhiun nuk e kanë gjetur në listë e kështu është detyruar që të votojë me kusht.
Ajo thotë se ka ardhur nga Gjermania vetëm për të votuar.
Fëmijët e saj ndërkaq thotë se kanë votuar me postë.
“Jam ardhë nga Gjermania me votu, po nuk më kanë gjëtë në listë. U detyrova të votoj me kush. Hera e parë qe votoj me kusht nuk isha kanë në listë. Presim diçka më mirë nga këto zgjedhje. Pjesa tjetër e familjes