Kandidati për deputet nga lista e Vetëvendosjes, Liri Loshi, në një postim në Facebook ka thënë se në Drenicë po nodhin parregullësi të mëdha.
Ai thotë se atje militantët e PDK-së po ushtrojnë presion që të votohet PDK-ja.
Ai e konsideron këtë presion si të patolerueshëm.
Loshi bën thirrje që organet e rendit t’i ndihmojnë qytetarët të mos iu cenohet vullneti i tyre dhe preferenca për të votuar.
Postimi i plotë:
Unë jam në Prishtinë, por lajmet nga Drenica flasin për prani të zyrtareve dhe militantëve të PDK-së në vendvotimet e komunës së Skenderajt, të cilët po ushtrojnë presion që të votohet për PDK-në. Kjo sjellje dhe ky presion janë të patolerueshme. Thërras organet e rendit që t’i ndihmojnë qytetarët të mos iu cenohet vullneti i tyre dhe preferenca për të votuar.