Ka ndodhur një incident në qendrën e votimit me numër 03/R në Lipjan, ku një qytetar ka kanosur komisioneren.
Rasti është konfirmuar nga zëdhënësi i Policisë për rajonin e Prishtinës, Agron Borovci.
Ai tha se pas marrjes së informatës, Policia menjëherë i është përgjigjur kësaj thirrjeje dhe ka filluar trajtimim e rastit
“Rreth orës 14:30 është pranuar informata për një rast kanosjeje ndaj një zyrtareje në qendrën e votimit në shkollën e mesme Ulpiana në Lipjan. Policia menjëherë i është përgjigjur kësaj thirrjeje dhe ka filluar trajtimim e rastit. Veprimet vijuese po ndërmerren në koordinim me prokurorin e shtetit”.