Zgjedhjet e parakohshme të cilat po zhvillohen sot po zhvillohen me kushte ndryshe nga zgjedhjet e kaluara në Kosovë.
Për shkak të pandemisë COVID-19 nëpër qendrat e vendvotimeve parashihej të kishte masa shtesë të cilat parandalojnë përhapjen e këtij virusi.
Në një fotografi të dërguar shihet se këto masa nuk janë respektuar në në fshatin Babush i Muhaxherëve në Komunën e Lipjanit, saktësisht në vendvotimin 1306.
Në fotografinë në fjalë shihet qartë se votimet po bëhen pa masa mbrojtëse, ku të njëjtit nuk kanë të vendosura as maska.