Kur kanë mbetur edhe dy orë para mbylljes së vendvotimeve, kandidati i PDK-së për kryeministër, Enver Hoxhaj po vazhdon të jetë në terren.
Pas Ferizajt e Prizrenit, Hoxhaj ka vizituar edhe Drenasin.
Kandidati i PDK-së shihet të jetë i shoqëruar nga bashkëpunëtorë të tij atje.
Ndryshe, qendrat e votimit në Kosovë do të jenë të hapura deri në orën 19:00, teksa në orën 19:30 KQZ do të dal me konferencë për media ku do të tregojë për numrin final të daljes në zgjedhje.