Abelard Tahiri nga PDK ka thënë se procesi zgjedhor është duke shkuar në rregull deri më tash.
Ai ka ftuar qytetarët që të dalin edhe në kohën e mbetur deri në mbyllje të vendvotimeve që ta shfrytëzojnë të drejtën për të votuar.
“Procesi nuk ka pasë parregullsi dhe kjo dëshmon se Kosova ka demokraci të konsoliduar. Ka mbetur edhe një orë e gjysmë deri te mbyllja e vendvotimeve. Ftoj qytetarët që të dalin të vendosin për të ardhmen e Kosovës”, është shprehur Tahiri.
“Dilni dhe votoni sepse secila votë është e rëndësishme për demokracinë tonë të re”.