Ka mbetur edhe një orë kohë deri në mbylljen e vendvotimeve në Kosovë për zgjedhjet e sotme parlamentare.
Në shkollën “Elena Gjika” në Prishtinë, dalja në zgjedhje është 44,5 për qind deri në ora 18:00.
Këtë e ka bërë të ditur për lajmi.net menaxheri i qendrës, Betim Sylejmani.
Ai ka thënë se në këtë shkollë nuk janë raportuar parregullësi ose incidente.
Sipas Sylejmanit, numri më i madh i votuesve ka qenë nga ora 12:00 deri në ora 15:00.