Festë e Vetëvendosjes gjithandej nëpër Kosovë, ja pamjet

Aktuale

Festë e Vetëvendosjes gjithandej nëpër Kosovë, ja pamjet

Nga: Bota sot Më: 14 shkurt 2021 Në ora: 19:20
Pamje nga festa

(E plotësuar 21:15) - Vetëvendosje e kall edhe në Drenas, ja pamjet

Lëvizja Vetëvendosje ka nisur festën edhe në Komunën e Drenasit.

Mbështetës të shumtë të LVV-së kanë ndezur qiellin e Drenasit, me fishekzjarre, raporton “Bota sot”.

Një lexues ka dërguar edhe pamjet nga festa atje.

VV-ja momentalisht po prin me 45.52 për qind të votave, nga rezultatet e publikuara nga Komisionin Qendror i Zgjedhjeve.

**

 Lëvizja Vetëvendosje e ka nisur festën edhe në Gjilan.

Por, se në këtë komunë anëtarët dhe simpatizantët e kësaj partie në këtë qytet e kanë zgjedhur një formë tjetër të festimit.

Këtu festa ka nisur me surle dhe tupana.

Sipas informacioneve, festa zyrtare do të nis në orën 22:00, ku do të ketë edhe numër më të madhe të njerëzve që do të i bashkohen festës.

Image

***

Lëvizja Vetëvendosje pas Prishtinës e ka nisur edhe festën edhe në Pejë.

Media ju sjell pamje nga festa e Vetëvendosjes.

Tani ka përfunduar edhe procesi zgjedhor për zgjedhjet e jastëzakonshme parlamentare të 14 shkurtit.

Nga Lëvizja Vetëvendosje në Pejë kanë deklaruar se kanë shënuar fitore në këtë komunë mbi 51 përqind.

“Zgjedhjet në komunën e Pejës kanë përfunduar pa asnjë incident. Në fillim kemi pasur pengesa për shkak të rrugëve, sepse qeverisja lokale dhe ajo qendrore ka shfaqur pengesa. Nga të dhënat që i kemi ne në Pejë jemi mbi 51 përqind. Êshtë hera e parë dhe vendimtare”.

***

Pas publikimit të rezultateve të exit poll-eve, afër selisë qendrore të Vetëvendosjes në Prishtinë kanë filluar festa.

Në video shihet hedhja e fishekzjarreve në afërsi të selisë së saj.

Në shumicën e sondazheve të zhvilluara, Vetëvendosja është vënë e para për mbi 50 për qind.

Të përfshira në këta exit poll-a nuk kanë përfshirë votat nga diaspora.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat