Elvis Hoxha nga Lëvizja Vetëvendosje, ka thënë se po bëhet qeveria “Kurti 2”.
Ai ka thënë se me votat e mërgatës dhe votat me kusht, do të formohet qeveria nga Lëvizja Vetëvendosje, përcjell Bota sot.
“Shtoni 80 mijë votat e mërgatës, votat me kusht, dhe u bë qeveria Kurti2”, ka shkruar Hoxha në një postim në Facebook.
Ndonëse nuk ka ende konfirmim nga KQZ-ja, të gjitha Exit-pollet në televizionet tona, e kanë nxjerr VV-në fituese të zgjedhjeve./BS