Sipas të dhënave më të fundit të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve në zgjedhjet e sotme kanë marrë pjesë 46 për qind e votuesve të regjistruar.
Sipas 92 për qind të votave të përpunuara i bie që në këto zgjedhje kanë marrë pjesë rreth 775 mijë votues.
Sipas EXIT-POLL të institutit PIPOS këto zgjedhje me 41,8 për qind i ka fituar Lëvizja Vetëvendosje.

E dyta është Partia Demokratike e Kosovës me 16,5 për qind të votave dhe e treta Lidhja Demokratike e Kosovës me 15,2 për qind.
E treta në këto zgjedhje është Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës me 7,2 për qind të votave dhe e fundit Nisma Socialdemokrate me 2.6 për qind e që i bie të mos e ketë kaluar pragun zgjedhor.
