Lëvizja Vetëvendosje pas Prishtinës e ka nisur edhe festën edhe në Pejë.
Media ju sjell pamje nga festa e Vetëvendosjes.
Tani ka përfunduar edhe procesi zgjedhor për zgjedhjet e jastëzakonshme parlamentare të 14 shkurtit.
Nga Lëvizja Vetëvendosje në Pejë kanë deklaruar se kanë shënuar fitore në këtë komunë mbi 51 përqind.
“Zgjedhjet në komunën e Pejës kanë përfunduar pa asnjë incident. Në fillim kemi pasur pengesa për shkak të rrugëve, sepse qeverisja lokale dhe ajo qendrore ka shfaqur pengesa. Nga të dhënat që i kemi ne në Pejë jemi mbi 51 përqind. Êshtë hera e parë dhe vendimtare”.