Vjen reagimi i parë nga LDK pas publikimit të Exit Polleve

Aktuale

Vjen reagimi i parë nga LDK pas publikimit të Exit Polleve

Nga: P.R Më: 14 shkurt 2021 Në ora: 20:03
LDK

Vendvotimet për zgjedhjet parlamentare në Kosovë u mbyllën në orën 19:00.

Pjesëmarrja e votuesve deri në këtë kohë ka qenë mbi 46 për qind, bëhet e ditur në ueb-faqen e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve.

E shume Exit Polle të realizuara kanë dal me rezultatet e para.

Në të gjitha këto Exit Polle, Lëvizja Vetëvendosje del e para, po që ndryshon përqindja.

E dyta në të gjigha del Partia Demokratike e Kosovës, me përqindje të ndryshme.

E treta radhitet Lidhja Demokratike e Kosovës, e pasuar nga AAK-ja.

Pas publikimit të këtyre Exit Poll-eve, ka ardhë reagimi i parë nga LDK. Është ish Ministri i Bujqësisë dhe kandidati për deputet, Besian Mustafa, ai i cili ka reaguar përmes një postimi në facebook.

“LDK. Veç LDK. Gjithë LDK”, ka shkruar Mustafa, përcjellë “Bota sot”.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat