Profesori universitar Blerim Latifi ka thënë në emisionin Pressing se numri total i votuesve do të kalojë shifrën e 900 mijë personave.
Ai ka thënë se pritet që të ketë votim masiv nga mërgata.
Latifi po ashtu tha se numri i votave me kusht do të ndikojë që numri total i daljes në votime të rritet.
“Me votat e mërgatës, kalohen 900 mijë votues”, ka thënë ai.
KQZ ka thënë se deri në orën 19:00 kanë dalur në zgjedhje mbi 802 mijë votues.
Në Kosovë ka përfunduar procesi i votimit për zgjedhjet e parakohshme parlamentare. Dalja në zgjedhje, sipas Komisionit Qendror të Zgjedhjeve ishte mbi 46 për qind.
Vendvotimet u hapën në ora 07:00 dhe u mbyllën në ora 19:00. Qytetarët që ishin brenda qendrave të votimit u lejuan që të votojnë edhe pas orës 19:00.
Të drejtë vote në zgjedhjet e parakohshme parlamentare të 14 shkurtit kishin 1.794.862 qytetarë.
Në 38 komunat e Kosovës, qytetarët mundën të votojnë në 888 qendra të votimit, me 2.382 vendvotimet.