Në komunat me shumicë serbe raportohet për një pjesëmarrje të madhe të qytetarëve për të votuar.
Sipas të dhënave të KQZ-së, në këto komuna pjesëmarrja e qytetarëve ka qenë mbi 80%, derisa në komunat e tjera të Kosovës, pjesëmarrja ka qenë thuajse përgjysëm më e ulët.
Kështu, sipas KQZ-së, në Leposavic kanë marrë pjesë rreth 85% e qytetarëve në votime, apo 10.419 voutes.
Në Zveҫan rreth 81% e votuesve, apo 5.563 votues.
Ndërkaq, në Zubin Potok 81% apo 4.530 qytetarë që kanë votuar.
Në komunat tjera me shumicë shqiptare, KQZ bën të ditur se ka pas përqindje më të vogël të qytetarëve./Bota sot